Qeveria e Serbisë ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Pas kësaj kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka thënë se kjo është hera e pestë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës.
“Gjëja më e çuditshme në këtë situatë është se ky ndalim ndodh vetëm disa ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje në mënyrë eksplicite Prishtinës që të respektojë marrëveshjet dhe ta lejojë Petkoviçin të vizitojë Kosovën”, është shprehur Bërnabiç.
Ajo ka shtuar më tej se këto veprime nuk çojnë askund, ndërsa i ka bërë thirrje BE se deri kur do të vazhdojë kështu kjo situatë.
“Unë pyes Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar, deri kur është kështu? Sa kohë mendoni se e toleroni këtë sjellje?”, tha Bërnabiç, duke ‘thumbuar’ raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.
Diskutime rreth kësaj post