Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në shesh ka thënë se vendi ynë sot po shënon festën më të madhe të Shtetit.
“Republika e Kosovës po e shënën përvjetorin në sheshin e Zahir Pajazitit e Ibrahim Rugovës. Jemi krenar që Republika e Kosovës është vend i të gjithë qytetarëve. Po ashtu do të jemi gjithmonë përkrahës aleatëve tanë për mbështetjen”.
Sipas Mustafës, edhe në këtë përvjetor Kosova morri mesazhe të qarta nga partnerët tanë europian dhe ShBA’të.
“Qeveria që unë drejtoj ia njeh vullnetin e qytetarëve duke mbështetur mekanizmat për zbatimin e ligjit. Kjo qeveria e ka mandatin e qartë, e ka legjitimitetin për qeverisje me anë të votës”.
Diskutime rreth kësaj post