Bangladeshi ka njohur shtetin e Kosovës, u njoftua sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, tha se ky është njoftimi zyrtar që sapo ka arritur në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, edhe ministri i Jashtëm Enver Hxhaj, shkruan “një lajm i jashtëzakonshëm . Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje. URIME ?? ??”.
Kosova ka arritur 114 njohje nga shtetet anëtare të OKB për pavarësinë e shpallur para 9 viteve në 17 shkurt 2008.
Diskutime rreth kësaj post