Edi Rama shpreh se lufta kundër korrupsionit ende nuk është e fituar.
Duke u ndalur te prokurimet publike, ai tha se ende ka korrupsion, ndërsa tha se prej 25 prillit ka asnjë minsitër nuk ka më të bëjë me tendera, dhe se për këto do të veprojë shoqëria publike e operatorit të blerjeve të përqëndruara.
“E përsëris se lufta me korrupsionin është larg të qenurit e fituar… Ne nuk na mjafton kaq dhe shifrat që dhashë nuk duan të thonë që në prokurimet publike nuk ka korrupsion.
Ne kemi hedhur një hap tjetër para, për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqëndruara që ka nisur punë zyrtarisht në 25 prill dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet.
Pra asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë nuk do të ketë më të bëjë me tendera por do merren me politikat sektoriale. Kjo shoqëri do të asistohet nga shoqëri partnere europiane”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post