Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur së fundmi, lidhur me situatën brenda PD-së si dhe për karrierën e tij politike.
Ai bëri me dije se idenë për t’u bërë pjesë e politikës ja kanë dhënë “çunat e Lushnjës”, pra të rinjtë e Partisë Demokratike.
Gjithashtu, ai ka zbuluar një tjetër grupim brenda PD-së.
Korreshi tregoi se shumica e deputetëve nuk janë me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj, por me Gazment Bardhin.
Pjesë nga biseda:
Çani: Kush ta dha idenë për t’u bërë deputet?
Korreshi: “Idenë ma dhanë cunat e Lushnjës. Unë kam patur qef Bashkinë e Lushnjës”.
Çani: Pse nuk kandidove?
Korreshi: “Sepse nuk është një situatë e mirë këto kohë. Mua më ka thirrur Bardhi”.
Çani: Je me Bardhin apo me Alibashën?
Korreshi: “Me Gaz Bardhin”.
Çani: Hendeku mes Bardhit dhe Alibeajt?
Korreshi: “Është reale ndarja.Jemi shumë deputetë që mendojmë ndryshe nga Alibeaj. Bardhi ka bërë denoncime pafund. Mendoj se jemi 25 deputetë me Alibeajn, nga këta 22 janë me Gaz Bardhin. Bardhi ka dhënë disa zgjedhje optimale”.
Diskutime rreth kësaj post