Teksa në Kuvend po diskutohet projektligji “për fondet e pensionit privat”, deputeti demokrat Saimir Korreshi tha se për pensionistët nuk është bërë asgjë. ai tha se deputetët duhet t’i kërkojnë falje pensionistëve, pasi e vetmja gjë që kanë bërë është lënia e tyre në lulishte.
Korreshi: Ça të bëjmë o Ulsi, nuk hamë të gjithë si ju ne. Kemi 10 vjet në opozitë. Juve ju leh qeni edhe shtrirë. Çfarë do bëjë një pensionist? E dini ju që pensionistët për të marrë kompensimin e ilaçeve duhet të bëjnë analiza më parë. E dini ju sa lek bëjnë ato analizat? Te spitali i Lushnjës zgjasin 3 ditë se i keni dhënë me koncesion. Të paktën mos dilni këtu. Dilni dhe thoni ne nuk e rregullojmë dot këtë punë, nuk jemi për këtë punë. Mbylleni mos flisni fare për këtë temë. Ne këtu sot do t’i kërkojmë falje pensionistëve. Ne e rritëm rrogën tonë, por të paktën sot asnjëri prej jush nuk duhet të vijë dhe të flasë. Çfarë ka bërë Partia Komuniste shqiptare për pensionistët. Asgjë! I keni lënë në lulishte luajnë domino gjithë ditën. Ja këtë keni bërë. Kanë frikë pensionistët të shkojnë në dyqan dhe të pyesin se sa është çmimi i një palë mbathjeve.
Dy ditë më parë, Projektligji për pensionet private mori “dritën jeshile” edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, tha se “Projektligji “Për fondet e pensionit privat” ka si qëllim përmirësimin e bazës ligjore për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension”.
Duke marrë fjalën në seancën e Kuvendit, ministri Mete theksoi se, projektligji vjen në përputhje me standardet europiane, si një instrument i dobishëm dhe i nevojshëm përmirësimin e standardit të jetesës, përmes ofrimit të një pensioni shtesë, krahas pensionit të përfituar nëpërmjet skemës publike të pensioneve.
Ai tha se, projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur”, siç parashikohet edhe në direktivën IORP II të Bashkimit Europian.
Diskutime rreth kësaj post