Në fjalën e tij në parlament, deputeti i PD-së në Lushnje, Saimir Korreshi ka bërë ironi me ministren e Bujqësisë dhe deputetin Erjon Braçe.
Korreshi u shpreh se, bujqësia nuk zgjidhet duke bërë selfie në arë. Ai ka bërë ironi edhe me fotot e nxjerra, ku është reklamuar edhe rrushi i Lushnjes.
‘Selfit e këtyre ditëve kanë qenë shumë të ndjeshme për fermerët e Lushnjes. Keni një falënderim të madh që reklamuat rrushin e Toshkëzit.
Mirë do ishte të mos kishin vajtur vetëm tek ato të PS, mirë është të kishin dalë edhe nga anët tona, sepse ka edhe njerëz të tjerë në këtë shtet, edhe pse nuk janë me PS-në.
E mira ishte ta kishim zbuluar para 8 apo 10 që kur erdhët në qeveri, zgjidhja në bujqësi të bëhej me një selfi dhe me një të ngritur shpejt. Ka 3 ditë që fermerët e shkretë dalin në arë vetëm duke bërë selfi, nuk vaditet toka. Nuk sjell njeri imputo bujqësore. Ata ngelën me telefon në dorë dhe prap nuk i shesin dot dhe grurin dhe misrin.
O na tregoni që kur bën selfi të eci situata ose ne nuk kemi gjë në terezi kështu’, tha deputeti Saimir Korreshi në parlament.”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post