Ekspertja e ekonomisë, Dorela Beqaj u shpreh se masat që kërkon qeveria për parandalimin e koronavirusit tek bizneset kanë ulur numrin e klientëve.
“Masat (maskat dhe dezinfektuesit) që qeveria ka kërkuar, pjesa më e madhe e bizneseve thonë se ka ndikuar në uljen e numrit të klientëve. Një pjesë më e vogël, 15% deklaron se ka ndikuar në rënie të produktivitetit, ndërsa vetëm 17% deklarojnë që nuk kanë pasur asnjë ndikim.
Po ashtu sektori i turizmit është shumë i prekur dhe mbyllja e kufijve nga BE e ka goditur shumë. 71% turistë më pak në krahasim me vitin e kaluar, gjë që rezulton fatale, gjë që turizmi detar ka shumë pak kohë për të gjeneruar. Vetëm pushuesit vendas apo të Kosovës nuk e mbulojnë dot”, u shpreh Beqaj për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post