Koreja e Jugut nuk arriti të vendoste në orbitë një satelit të rremë të enjten pas lëshimit të raketës së saj me tre faza Nuri, njoftoi presidenti i vendit, Moon Jae-in.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi qenë në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë në mënyrë të përsosur, por ishte një arritje e mrekullueshme për provën e parë”, tha Moon.
“Ne kemi ende një synim të paplotësuar, që është dërgimi i sigurt i satelitit në orbitë”.
Moon shtoi se Koreja e Jugut do të lëshojë raketën e saj Nuri edhe pesë herë të tjera deri në vitin 2027, me lëshimin e radhës të planifikuar për majin e ardhshëm.
Mjaft vendet kanë hedhur satelitë tashmë në orbitë. Shqipëria planifikon që satelitin e parë ta hedhë në mars dhe të dytin në qershor.
Diskutime rreth kësaj post