Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se ditën e sotme është përzgjedhur në krye të grupit parlamentar demokrat, duke zëvendësuar Rudina Hajdarin, ka reaguar kjo e fundit.
Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin se është shkarkuar nga pozicioni i kryetares së Grupit Demokrat Parlamentar.
Për ‘’ABC News’’, bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore theksoi se ‘’shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa individëve, por se duhen vota për ta bërë këtë gjë’’.
Diskutime rreth kësaj post