Deputetja Majlinda Halili, u “bë gazi i botës” me daljen e saj në seancën plenare të 18 tetorit. Deputetja nuk ka shqiptuar drejt fjalën “korporatë”, duke thënë “koporatë”, por jo vetëm kaq. Në prani të gazetarëve, Halili nuk pranoi të fliste madje i shmangu duke konsumuar një bisede telefonike.
Por gafat dhe gabimet e deputetes nuk mbarrojnë këtu, fjalimi është i vjedhur. E duke qenë i tillë, kjo do të ketë qenë arsyeja pse deputetja nuk ishte elokuente në atë ccka thonte.
I njëjti fjalim, është mbajtur nga ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Nga krahasim i dy teksteve bie në sy fakti se deputetja Halili ka hequr vetëm pjesët ku akuzohej me emër kryeministri Rama.
Ndërkohë që ka zëvendësuar qëndrimin dhe denoncimin në emër të PD-së, me atë të partisë që ajo përfaqëson “Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë” (ish-aleatet e PD-së), transmeton Panorama.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.
Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet nga kjo qeveri, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vendin tonë, pra, sipas nesh, e bën pronare të ligjshme këtë qeveri pa i dhënë llogari askujt. Kjo mund të përdorë pushtetin për të shpërndarë prona publike tek të njëjtët oligarkë apo te persona të paindetifikuar.
Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te privatët.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Vjedhja gjigante këtë herë e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Kjo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Kjo skemë zhyt shqiptarët në disa miliona euro borxh me PPP, për t’ua ofruar klientëve të oborrit të tij ka hartuar një ligj, që faktikisht e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke e transferuar në pronësi apo në përdorim të Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga qeveria.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Ky ligj plotësisht antikushtetues, antieuropian, antidemokratik, në kundërshtim me interesin publik, e bën Kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie të paluajtshme në vend, pa i dhënë llogari askujt. Ligji që krijon Korporatën e Investimeve tregon hapur synimin e kësaj qeverie për të grabitur pronën publike, para se ta largojnë nga karrigia që ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.
Fjalimi i Jorida Tabakut
Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.
Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.
Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.
Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj. Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.
Fjalimi i Majlinda Halilit
Korporata e Investimeve përbën rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të qeverisë. Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private, që kjo qeveri po ndërton.
Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në kushtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe të kapjes së pushtetit, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike. Askush nuk ka për ta gëzuar pasurinë që u grabitet shqiptarëve. Ju faleminderit!
Fjalimi i plotë i Jorida Tabakut
Projektligji i Koorporatës së Investimeve e bën Edi Ramën pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend, i cili, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.
Me një skemë flagrante korrupsioni, projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Koorporatës, për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privatët.
Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj. Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.
DEKLARATË, JORIDA TABAKU
Prej shumë kohësh, Partia Demokratike i ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se sa herë Edi Rama sillet si klloun për të bërë shqiptarët të qeshin, sa herë organizon koncerte luksoze apo sa herë nxjerr administratën në antiprotestë, ai është momenti kur Edi Rama po bën një vjedhje të madhe.
Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.
Ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Korporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, me vendim të Edi Ramës, mund të menaxhojë, japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës.
Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.
Ligji që krijon Korporaratën e Investimeve ka 5 pika kyçe që tregojnë hapur qëllimin e Edi Ramës për të grabitur pronën publike përpara se të largohet nga karrigia që e ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.
Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike.
Kjo do të thotë se Korporata, de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.
2. Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci.
Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë. Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.
3. Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të Korporatës.
Duke qenë se pronar i aksioneve është qeveria, kjo do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike. Ky është një bixhoz i ri me pasuritë publike, që i hap rrugë blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të paidentifikuar, pasi është e drejtë e atyre që luajnë në bursë të mos e tregojnë identitetine tyre.
Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke I rrëmbyer pronat e bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama.
Kjo do të thotë se pushtetit local I merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve, për ta luajtur më pas në bixhozin e bursës, për ta humbur në një kredi të pashlyer apo për t’ia dhënë për shfrytëzim një privati pa prokurim publik. Ligji I Pushtetit local përcakton se tjetërsimi I pronave të bashkisë bëhet me 35-at e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se këtë shumicë Edi Rama nuk e zotëron, ka vebdosur të grabisë me ligj antikushtetues pronën publike, njësoj siç veproi me ligjin për Teatrin Kombëtar.
5. Ligji i Edi Ramës zhduk konkurencën e lirë dhe cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.
Kjo ndodh duke i dhënë klientit të Ramës status të privilegjuar të përdorë pronën publike pa hyrë në garë me të tjerët dhe duke u mjaftuar me vendimin personal për Pazar të kryeministrit. Pas ligjit për Teatrin dhe Koncesionit të dështuar për Aeroportin e Vlorës, ky është ligji I tretë antieuropain që Edi Rama çon në Parlament si një grabitës përsëritës, duke treguar përçmim dhe shpërfillje për rregullat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europain.
Krijimi i Korporatës së Investimeve, skemës gjigande të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, përfshirë edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës dhe vendimit për pezullimin e rregjistrimit të pronave në bregdet.
Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.
Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.
Qeveria e Ramës dhe parlamenti i kontrolluar prej tij nuk punon për shumicën, Kjo qeveri dhe ky parlament përfaqësojnë pakicën dhe kjo reflektohet në çdo vendim që marrin kundër interesit publik.
Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.
Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj.
Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.
MajlindaHalili Fjalimi i plotë i Majlinda Halilajt
Majlinda Halilaj: I nderuar zoti Kryetar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë,
Projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet nga kjo qeveri, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vendin tonë, pra, sipas nesh, e bën pronare të ligjshme këtë qeveri pa i dhënë llogari askujt. Kjo mund të përdorë pushtetin për të shpërndarë prona publike tek të njëjtët oligarkë apo te persona të paindetifikuar.
Ne, Partia Reforma Demokratike e Shqipërisë, mendojmë se ky projektligj shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa sot qeveria po lejon që prona publike t’i kalohet menjëherë kadastrës, duke realizuar tjetërsimin e pronës publike nga shteti te privatët. Por çfarë është Korporata e Investimeve? Korporata e Investimeve Shqiptare parashikohet të krijohet si shoqëri tregtare me pronar shtetin.
Objekt i veprimtarisë së Korporatës është, sipas rastit, hartimi, analizimi, koordinimi, menaxhimi, përfaqësimi, financimi, zbatimi dhe mbikëqyrja e projekteve. Sipas këtij drafti, Korporata identifikon pronat shtetërore me interes për të realizuar projektin e investimeve dhe i propozon KM-së transformimin e tyre për Korporatën.
Me transformim kuptojmë kalimin e të drejtës së përdorimit dhe i të drejtës së pronësisë të pronave shtetërore nga pushteti qendror ose vendor te Korporata. Korporata mund të mbështetet nga shteti me infrastrukturë ndihmëse, si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion.
Korporata përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik. Procedura dhe rregullat e prokurimit të veçantë, sipas kësaj pike, përcaktohen me VKM.
Vjedhja gjigante këtë herë e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Kjo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.
Kjo skemë zhyt shqiptarët në disa miliona euro borxh me PPP, për t’ua ofruar klientëve të oborrit të tij ka hartuar një ligj, që faktikisht e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke e transferuar në pronësi apo në përdorim të Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga qeveria.
Ligji për krijimin e Korporatës thotë se me vendim të Këshillit të Ministrave, pra me vendim të Kryeministrit, Korporata mund të menaxhojë, të japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj po me firmën e Kryeministrit.
Ky ligj plotësisht antikushtetues, antieuropian, antidemokratik, në kundërshtim me interesin publik, e bën Kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie të paluajtshme në vend, pa i dhënë llogari askujt. Ligji që krijon Korporatën e Investimeve tregon hapur synimin e kësaj qeverie për të grabitur pronën publike, para se ta largojnë nga karrigia që ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.
Kjo do të thotë se Korporata nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje tokën në bregdet. Kjo është një skemë flagrante korrupsioni.
Ky është një bixhoz i ri me pasurinë publike, që i hap rrugën blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të paidentifikuar.
Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke rrëmbyer pronat e bashkive, për t’i vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve. Kjo do të thotë se pushtetit lokal i merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, për të cilën qeveria mendon se duhet të bëhet pjesë e Korporatës së Investimeve.
Ky ligj i kësaj qeverie zhduk konkurrencën e lirë dhe cenon rëndë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Krijimi i Korporatës së Investimeve, i kësaj skeme gjigante të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera, të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, dukepërfshirë këtu edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës.
Korporata e Investimeve përbën rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të qeverisë. Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private, që kjo qeveri po ndërton.
Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në kushtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe të kapjes së pushtetit, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike. Askush nuk ka për ta gëzuar pasurinë që u grabitet shqiptarëve. Ju faleminderit!
Diskutime rreth kësaj post