Ndonëse është aktive në rrjetet sociale, Vera Grabocka nuk preferon të postojë shumë mbi jetën e saj private.
Pjesa më e madhe e postimeve në profilin e saj në rrjetet sociale kanë lidhje me emisionet që ajo relalizon. Grabocka së bashku me partnerin e saj Timo Flloko, janë prindër të një vajze Lindës, të cilën regjisorja preferon ta postojë rrallë në rrjetet sociale.
Por së fundmi ajo ka bërë një përjashtim, duke publikuar në Instagram një foto-album me vajzën e saj dhe këngëtaren Arilena Ara.
Linda, vajza e vetme e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos jeton jashtë, dhe me sa duket është takuar me Arilena Arën në Kaliforni.
Bie në sy Linda me shtatlartësinë e saj dhe tiparet e një vajze shumë të bukur, që i ngjan shumë Verës.
Ajo tashmë është nënë, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur lidhi kurorë në vitin 2008 në Jeruzalem me bashkëshortin e saj Ilan Gorodezky.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post