Situata në kampin e muxhahedinëve në Manzë vijon të jetë ende e tensionuar situata edhe pas largimit të forcave të policisë shqiptare.
Banorët e kampit po vijojnë protestat kundër autoriteteve shqiptare, duke i akuzuar për vrasjen e një prej banorëve të tyre.
Në një prononcim për Euronews Albania, një grua rrëfeu dhe momentin e kontrolleve. Ajo tha se tashmë nuk dihen më të sigurt në Shqipëri dhe kjo që ndodhi është rrjedhojë e negociatave për t’i larguar nga vendi.
“Ne ishim në një ditë normale dhe pamë gjithë vendin rreth nesh të kontrollohej. Nuk kuptuam çfarë po ndodhte. Kjo na kujton se çfarë na ndodhte në vendin tonë, në Iran.
Si mund të hynin në dhomat tona, ku ndodhen vetëm vajzat, motrat tona. Si mundet të kontrollosh sendet personale të motrave tona, ne i tham të mos e bënin një gjë të tillë, se s’kemi bërë asgjë. Ata nuk na dëgjuan, ata na sulmuan dhe goditën dy nga vëllezërit e mi. Ne kemi gjithë të drejtat për të qëndruar këtu, pse na e bëri Shqipëria këtë. Ne kemi 6 vite këtu, ata duan të na nxjerrin, ata s’kishin të drejtë të vinin këtu.
Gjithçka është duke ndodhur për shkak të një negociate që është duke u bërë”, tha gruaja.
Diskutime rreth kësaj post