Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës nën akuzën e “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Si pasojë janë sekuestruar një mjet tip “Benz”, 6 doza kokaine, 2 thika me teh metalik, 5 celularë të markave të ndryshme dhe një sasi lekësh.
Shërbimet e policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qarkun Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Altin Dajçi dhe pasagjer shtetasin Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Në kushtet e flagrancës janë arrestuar shtetasit :
– Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Rades Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit e arrestuar kanë qënë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.
– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.
– 2 thika me teh metalik.
– 5 celularë të markave të ndryshme.
– një sasi lekësh.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post