Devi Kasmi, i vrarë mbrëmjen e 29 janarit, pranë pediatrisë në Tiranë, sipas policisë, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e viktimës pranë rrugës “Kongresi i Manastirit”, grupi hetimor ka gjetur 3 kg kokainë dhe një armë automatike me silenciator.
Arma automatike u gjet e fshehur poshtë një divani. Ndërsa qeni antidrogë zbuloi drogën e cila ishte e ndarë në 2 kallëpe dhe në disa qese plastike ishte futur ajo në gjendje pluhuri.
Burime pranë grupit hetimor thanë se pas kontrollit të numrit të telefonit dhe kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një listë me personazhe të rëndësishme të botës së medias, si drejtues emisionesh, spikera, personazhe VIP nga bota e shoëbizit që dyshohet se kanë qenë klientë të Kasmit.
Bëhet fjalë për drejtues emisionesh të rëndësishme politike sociale dhe kulturore.
Kasmi sapo ishte kthyer nga Spanja ku mësohet se trafikonte kokainë. Pikërisht me pazaret e drogës dyshohet se ka lidhje edhe atentati ndaj tij.
Diskutime rreth kësaj post