Sali Berisha e quajti krim të rëndë dhe dhunim flagrant të ligjeve të refugjatëve operacionin e policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Në një deklaratë për median tha se dënonte ndëshkimet kolektive.
“Nuk përjashtoj mundësinë që brenda muxhahedinëve të ketë të infiltruar terrortistë të deleguar të regjimit të Ajatollah por PD nuk pranon kurrë ndëshkimet kolektive. Sot ka ndodhur një masakër e vërtetë në kampin e Manzës” tha Berisha.
Ndërkohë Berisha pranoi se sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por ishte Rama i cili nxorri në publik të dhënat e SHISH apo të pagave të qytetarëve.
“Dënoj dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spital. Dënoj veprimet dhe i konsideroj banditeske. Pasi të gjitha objektet e sekuestruara janë marrë pa lënë asnjë dokument apo procesverbal nga ana e policisë së Edi Ramës. Sulmet kibernetike të regjimit të Ajatollahëve janë e vërtetë por informoj se para këtyre sulmeve nuk ishte garda revolucionare e Ajatollahëve por i sulmoi Edi Rama me falangat e tij të krimit që nxorri në treg të gjitha të dhënat e SHISH në publik”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post