Të kontrabandosh alkool në Arabinë Saudite do të thotë të luash me jetën. Nuk do të kaloni aspak mirë nëse përpiqeni të fusni alkool brenda këtij shteti, sidomos nëse jeni të huaj dhe pa imunitet diplomatik.
Në portale të ndryshme mund të gjeni të dhëna se si individë të caktuar janë fshikulluar keqas me kamxhik për shkak të kontrabandës me alkool në këtë shtet, ku parashihet edhe dënimi me burg.
Megjithatë, përkundër rrezikut tepër të madh, shumë njerëz nuk po mund t’i rezistojnë tundimit që të fitojnë para të majme në tregun e zi, ngase në Arabinë Saudite ka plot të interesuar për pije alkoolike.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri që tregon përpjekjet nga më të ndryshmet për të kontrabanduar pijet alkoolike në Arabinë Saudite, ndërsa janë zbuluar nga dogana e këtij vendi.
Diskutime rreth kësaj post