Një 31-vjeçar nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi në mënyrë të përsëritur konsumonin darka të shtrenjta në restorante dhe iknin pa paguar.
Rasti i parë është regjistruar në kryeqytet, ku dy të rinjtë kanë konsumuar një drekë në shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.
Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës, ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar.
Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi e kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit për të njëjëtën vepër.
“K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali, sepse pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post