Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë shumë kalori dhe mund të shkaktojnë edhe dhimbje të forta stomaku.
Proteinat
Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna, etj.
Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.
Peshku
Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës. Përveç kësaj, mishi i peshkut është tejet i shëndetshëm dhe ju ndihmon të keni peshë normale.
Uji
Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.
Domatja
Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.
Molla
Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
Diskutime rreth kësaj post