Konkurrentja e “Përputhen”, Sindi këtë mëngjes ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj. Ajo ka humbur gjyshin dhe lajmin e ka bërë të ditur me një postim në Instastory. Sindi ka shkruar disa fjalë për të, duke u shprehur se do e mbajë gjithmonë në zemër.
“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë dhe zemra duket sikur ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit e dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur…do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, – ka shkruar konkurrentja.
Diskutime rreth kësaj post