Shqipëria është përmirësuar me 13 pozicione në renditjen globale të konkurrueshmërisë që publikohet çdo vit nga Forumi Ekonomik Botëror.
Në raportin e vitit 2016-2017, publikuar të mërkurën, vendi ynë mban pozicionin e 80-të, ndër 138 vende të ekzaminuara, ndërkohë që një vit më parë mbante vendin e 93-të.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mban pozita të favorshme, duke lënë pas Greqinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën. Në harkun e dy viteve
të fundit , Shqipëria është përmirësuar me 17 pozicione në renditjen globale, sa i përket konkurrueshmërisë.
Në indeksin e këtij viti, Shqipëria grumbullon 4.1 pikë nga 3.93 pikë që grumbullonte një vit më parë. Gjithsesi, Shqipëria renditet në vendin e 120-të sa i përket nënindeksit për të drejtën e pronës duke marrë vetëm 3.8 pikë, duke lënë prapa në këtë renditje vetëm Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën nga vendet e rajonit.
http://reports.weforum.org/global-competitiveness-index/competitiveness-rankings/
Diskutime rreth kësaj post