Alexandria Ocasio-Cortez denoncoi sistemin politik të SHBA si një ‘oligarki’, duke rikthyer retorikën e fjetur të luftës së klasave që tërhoqi për herë të parë kaq shumë votues të rinj në fushatën e saj në 2018.
“Kur shikon faktin që zgjedhjet tona janë blerë, se koorporatat dhe lobet e fuqishme të koorporatave kanë më shumë fjalë në legjislacionin tonë sesa njerëzit e zakonshëm, ne po jetojmë në oligarki që ka momentet e saj demokratike” – deklaroi ajo në një video të postuar në Facebook.
Socialistja e Partisë Demokratike kritikoi një ‘presidencë që nuk përcaktohet nga vota popullore’ dhe një Senat ku ‘dhjetëra miliona njerëz të tjerë mund të votojnë për një kandidat, një parti dhe ende janë në pakicë’, si dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që të mbrojnë qëndrimin se ne jetojmë në një demokraci, në një demokraci të vërtetë” – u ankua ajo.
Më herët në të njëjtën video, Ocasio-Cortez e quajti Kongresin një ‘institucion të korruptuar’dhe vuri në dukje se ishte ‘me të vërtetë e vështirë’ të ‘përpiqesh të jesh një person normal i rrethuar nga kaq shumë kalbje dhe zbrazëti morale që sinqerisht tejkalon partinë’.
Diskutime rreth kësaj post