Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur ditën e sotme në Tiranë 3 anëtarë të Kongresit të SHBA, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner.
Ajo ka paralajmëruar se nesër do të zhvillohen diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë.
Postimi i ambasadores Kim:
“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje”, shkruan Kim.
Diskutime rreth kësaj post