Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas dhunës që u ndodhi ditën e sotme në Elbasan mes mbështetësve të PD dhe PS.Hajdari shkruan se bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën e Ditë së Verës.
Hajdari thotë që qytetarët nuk duhet të zgjedhin mes bandave, por të zgjedhin ide që konkurojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv. Ndër të tjera ajo shkruan “në 25 Prill mos i voto më bandit”.
Postimi i plotë:
“Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj.
Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.
Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve.
Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.
Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja.
Në 25 Prill mos i voto më bandat!”- shkruan Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post