Një 50-vjeçar, punonjës i policisë së Tiranës është qëlluar me thikë mesditën e të premtes.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se tek rrethrrotullimi i Bathores, Z.P., 50 vjeç, ka qënë i planifikuar me shërbim, si patrullë këmbësore.
Vetëm pak orë më pas policia arrestoi 20-vjeccarin Ramadan Njazi si autor të ngjarjes, i cili u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca, dhe efektivi është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
***
Një incident i rëndë sapo është raportuar nga Bashkia e Kamzës. Një efektiv policie është plagosur me thikë.
Policia ka konfirmuar ngjarjen për Report Tv dhe ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa ka shoqëruar në komisariat 2 persona të dyshuar, të cilët po merren në pyetje.
Forca të shumta të policisë Kamëz dhe Forcave Speciale kanë rrethuar me shirit vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Identifikohet efektivi i plagosur
Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, kur është qëlluar me thikë. Mësohet se është plagosur punonjësi i patrullës, shtetasi Z. P., 50 vjeç, te rrethrrotullimi i Bathores. Gazetari i Report Tv raportoi nga vendngjarja se efektivi ka marrë një plagë me thikë nga një person ende i paidentifikuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Zbulohet shkaku i plagosjes së efektivit
Mësohet se shkaku i plagosjes është bërë një gjobë. Polici sapo i kishte vënë një gjobë makinës së personit që e ka plagosur.
Diskutime rreth kësaj post