Konflikti në Nago-Karabak nuk duhet të lejohet të derdhet mbi kufijtë armeno-azerbajxhanas, tha të mërkurën presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke shtuar se konflikti nuk është përhapur ende përtej territorit armen.
“Pavarësisht nga granatimet e artilerisë nga territori armen, ne nuk po bëjmë ndonjë sulm në Armeni, as po lëvizim në territorin e saj, megjithëse kemi mundësitë për këtë,” i tha ai televizionit rus.
Ai theksoi se Armenia po përpiqet të përfshijë vendet evropiane dhe Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në mosmarrëveshjen Nago-Karabak.
Nga ana tjetër, presidenti i Azerbajxhanit tha se përpjekja e Armenisë për të ndërkombëtarizuar konfliktin është e papranueshme.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian akuzoi Turqinë për “ndërhyrje ushtarake” në anën e Azerbajxhanit në Nago-Karabak.
“Një aspekt i ri i këtij konflikti është ndërhyrja ushtarake e Turqisë, e cila mund të provokojë ndërkombëtarizimin e konfliktit,” paralajmëroi ai para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, raporton France 24.
Kohët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu akuzoi Turqinë për “kalimin e vijës së kuqe”, pasi sipas tij, ajo dërgoi “xhihadistët sirianë” në Karabak.
Diskutime rreth kësaj post