Aktori i humorit Florjan Binaj ditën e sotme është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Në një lidhje direkte me emisionin ‘Open’, Flori tha se gëzon shëndet të mirë dhe s’ka asnjë shenjë, pra është asimptomatik. “Gjendja ime është shumë e mirë siç e shihni. S’kam as kollë. Hy te këta asimptomatikët tani. Duhet të rri 14 ditë”, tha ai.
Më tej, ai tregoi se tamponin e ka bërë pasi javën e kaluar kishte kaluar temperaturë gjatë një fundjave në plazh dhe sot kishte marrë përgjigjen se ishte pozitiv.
“Unë s’kuptova asgjë, thjesht bëra tamponin. Javën e kaluar pata një temperaturë se isha në plazh e s’kisha xhup me vete. Për shkak të temperaturës bëra tamponin se për hir të familjes dhe punës. Prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. U shqetësova pak se nuk e prisja, por nga ana tjetër jam shumë i qetë se s’kam simptomat dhe organizmi im…
Sot e ka bërë babai, nesër do ta bëj pjesa tjetër e familjes. Kështu është protokolli, do e bëj gjithë familja. Më shumë kolegët e punës. Ata kanë bërë shumica tampon dhe kanë dalë negativë.
Fatkeqësisht nuk do jem as në Portokalli. Mora vet nismën për të dhënë lajmin, filluan portalet shkruanin gjendja e keqe e aktorit”, – u shpreh aktori.
Diskutime rreth kësaj post