Nënkryetari i degës së PD-së në Kamëz, Artan Dervishi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ‘Foltoren’ e Berishës që do të organizohet sot në këtë zonë.
Dervishi deklaroi për MCN se janë disa hapa ku Berisha ka eksperiencën prioritare për ta pështjelluar politikën në një dinamikë të re.
Ndër të tjera ai u shpreh se në këtë foltore pritet të ketë risi të reja, ndërsa shtoi se në bazën e Kamzës nuk ka një ndarje porse ata duhet të jenë të bashkuar për demokracinë e brendshme në parti ku për fat të keq kohët e fundit është zbehur. Dervishi gjithashtu u shpreh se mbështet çdolloj gare dhe nisme politike në PD që sipas tij i sjell të mira partisë.
Deklarata e Dervishit:
“Sot do të zhvillohet foltorja në një nga bastionet e PD në Kamëz, do jem prezent sepse aderoj në këtë forcë politike shumë herët dhe kontributi im është shumë i madh. Në fakt sot krahas strukturave lokale që dihet se do jetë një pjesë e mirë prezentë do ketë dhe deputetë që janë aktualisht pjesë e grupit parlamentar të PD.
Mesa di unë informacionet që kemi janë se pritet që në këtë foltore të kemi risi të tjera. Kjo foltore nuk është një ndasi mes vlerave që ka dhe mbart PD, nuk ka një ndarje drastike, është e intimiduar por në realitetin tonë e shohim si një rast që do sjelli përshtjellime për mbarë kombin.
Po ta shikoni në analizën politike unë them se ka një zhvillim të ri. Ndërsa kemi një pështjellim të ndarjeve mes Bashës dhe Berishës do jetë një shumatore e madhe për ta zgjeruar më tej lirinë.
Besoj se janë disa hapa ku Berisha ka eksperiencën prioritare për ta pështjelluar politikën në një dinamikë të re. Ne në Kamëz nuk kemi ndarje politike, ajo është ndërtuar në formatin e saj për të operuar në këndin e lëvizjes së një partie demokratike. Kulti i individit ka qenë një nga formatet që ne e kemi përjashtuar. Unë mbështes çdolloj gare dhe formati brenda PD. Çdo nisme politike që i sjell të mira partisë e mbështes, por kjo mbetet për tu parë.”, u shpreh Dervishi.
Diskutime rreth kësaj post