Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, e kjo është vënë re një lëvizje nga ana e tij dhe e Nora Istrefit në rrjete sociale, ku ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nuk mund të thuhet me siguri se fshirja nga Instagrami, lidhet me zyrtarizimin e lidhjes.
Mirëpo, nuk është dhe koeicidencë që kjo vjen pak ditë pasi Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar.
Pas ndarjes, Roberti dhe Nora, kishin treguar se mbanin një raport të mirë për hir të vajzës së tyre, madje e kanë përkrahur njëri-tjetrin me projektet e reja muzikore.
Kujtojmë që Roberti pranoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta. Sipas burimeve, Roberti dhe Laureta, janë parë së bashku në Prishtinë.
Diskutime rreth kësaj post