Në prag të sfidës me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, në konferencë para mediave, flet trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe kapiteni Etrit Berisha.
Gjatë konferencës, është konfirmuar mungesa e Marash Kumbullës, për dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të një dëmtimi në gju.
Anglia është një nga rivalët më të fortë në Europë. Ka lojtarë të rinj shumë të mirë. Përveç Botërorit, po përgatiten edhe [për Europianin e ardhshëm. Kejn është lojtari i së tashmes. Maunt dhe Fond, janë për të ardhmen. Kejn sigurisht që është rreziku më i madh tani.
Sigurisht që motivimi në këtë ndeshje është shumë i madh dhe nuk ka nevojë për motivim. Përballë kemi një nga skuadrat më të forta në Euiorpa. Nuk është çështje motivimi, por emocioni, duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin psikologjik. Anglia ka lojtarë shumë të mirë përpara, të shpejt. Duhet të përgatitemi shumë mirë, për të mos iu lënë shumë hapësira. Shpresojmë që të bëjmë mirë në këtë ndeshje.
Diskutime rreth kësaj post