Skuadra e Partizanit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e Romës më 12 gusht në Tiranë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
“Rikthehet në Tiranë perandori i ri i Romës! Mirë se erdhe Jose”, shkruan Rama në një postim në faqen e vet në Facebook.
Roma rikthehet në Tiranë 1 vit pas finales së Conference League ku nën drejtimin e Jose Mourinho mundën holandezët e Feyenoord dhe fituan kupën.
Diskutime rreth kësaj post