Atlanta përsëri ka arritur të lë prapa Pekinin për frekuentimin më të lartë të pasagjerëve në aeroportin e saj, raporton CNN.
Më shumë se 100 milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes aeroportin ndërkombëtarë “Hartsfield Jackson” në Atlanta në vitin 2015, një rritje për 5.5 për qind në krahasim me vitin paraprak sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtarë i Aeroporteve (ACI).
“Përderisa është pritur që Pekini të ngushtojë epërsinë e Atlantas në vitin 2015, ajo më nuk është rritur që nga dyfishimi që e kishte në vitet e kaluara, dhe kështu ka mbetur në vendin e dytë”, thuhet në raport.
Aeroporti i Pekinit ka pasur rritje për 4.4 për qind. Dubai është vendi me trafikun më të ngarkuar në vitin 2015.
Aeroporti i Dubait është më i ngarkuari nga pasagjerët ndërkombëtarë, duke lënë prapa atë të Londrës ‘Heathrow’.
Diskutime rreth kësaj post