Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë dalë në konferencë pas mblehdjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovë nga forcat serbe ditën e djeshme.
Albin Kurti kërkon me insnistim lirimin e tre policëve ndërsa këkron nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion ndaj Serbisë.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të agresionit të Serbisë që rrëmbeu tre zyrtarë të policisë brenda territorit të vendit tonë.
Institucionet dhanë vlerësimin e tyre dhe propozime. Agresion ndaj shtetit tonë, hakmarrje ndaj policisë për arrestimet.
Për këto arsye e kanë rritur nivelin e sigurisë. Si hapë janë shtrënguar masat e sigurisë në kufi me serbinë. Rritje e kontrolleve kufitare, këtu përfshihen edhe ndalesat e qarkullimit. Synimi është siguria e siguria fillon të kufijtë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.
Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar të bëj presion ndaj Serbisë, ajo çka bën përshtypje është heshtja e ndërkombëtarëve”, tha Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Diskutime rreth kësaj post