Një konferencë e përbashkët po mbahet nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.
Gjatë fjalës së saj Ursula von der Leyen u ndal tek integrimi. Ajo tha se e ardhmja e Shqipërisë është në BE teksa theksoi që ky është një detyrim që Be iu ka të rinjve shqiptarë.
“Shqipëria i ka kryer detyrat. E di që është rrugë e gjatë. E di që ky është borxhi që i kemi të rinjve. Të rinjtë shqiptarë që e shohin veten në BE”.
“Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Ky është një simbol i miqësisë, i bashkëpunimit dhe i të ardhmes tonë të përbashkët. Ne kemi parë të ardhmen, vajzat , djemtë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE, ne kemi miq dhe partnerë dhe ne duam që të bashkëpunojmë. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE”, – tha Von der Lyen.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro.
‘Deri tani kemi sjellë 500 mln euro do të propozojmë një shtesë deri në 600 mln euro. Për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe të hidrocentralit të Fierzës, këto që ju keni propozuar.’ – tha presidentja e KE-së.
Diskutime rreth kësaj post