Edhe Kosova dha kontributin e saj për Shqipërinë gjatë konferencës së donatorëve ‘Together for Albania’ që u mbajt në Bruksel. Bëhet me dije se Kosova ka dhuruar 200 mijë euro në formën e granteve.
Duhet kujtuar që Kosova nisi ekipe të kërkim-shpëtimit që ditën e parë të fatkeqësisë, duke i qëndruar pranë Shqipërisë më 26 nëntor e më tutje.
Përfaqësuesi i Kosovës gjatë fjalës së tij tha se që në momentin e parë u dhuruan 500 mijë euro nga fondet e emergjencës.
Bëhet me dije se do ofrohen edhe burimet e tyre teknike kurdo që të jetë e nevojshme.
“Angazhojmë mbështetjen tonë në forma të tjera, duke ofruar burimet tona teknike sa herë të jetë nevoja”,- shtoi përfaqësuesi i Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post