Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, kanë nisur konferencën e përbashkët pas mbledhjes së dy qeverive dhe firmosjes së 21 marrëveshjeve.
Kovaçevski ka falenderuar Shqipërinë për mbështetjen, ndërsa garantoi se dy vendet do ia dalin në të ardhmen falë lidershipit dhe vizionit.
“Ka bashkëpunim të ngushtë mes shteteve tona, unë dhe edi kemi vullnet të fuqishëm politik të përbashkët. Të dy kemi demostruar çfarë është të jesh lidership i guximshëm dhe i suksesshëm prandaj gjendemi në rrugën e përbashkët europiane. Prandaj do doja të gjeja rastin ta falenderoja Edin për mbështetjen. Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi, na dhatë mbështetje. Është mirë të kemi miq si Shqipëria, së bashku mund të bëjmë shumë dhe unë këtë mbështetje do ta mbaj mend përgjithmonë”, tha kryeministri maqedonas.
“Shumë lehtë është të flitet për të kaluarën dhe atë që na ndan, por të flitet për zhvillim dhe të ardhmen, kërkon punë, vizion dhe lidership dhe ne këtë e kemi, prandaj do ia dalim”, shtoi Kovaçevski.
Diskutime rreth kësaj post