Pas vendimit të qeverisë bullgare për të bllokuar pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, ka reaguar edhe ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth.
Ai u shpreh se mes dy evndeve nuk u arrit një kompromis lidhur me çështjen bilaterale, ndërsa shtoi se për momentin duket se nuk ka zgjidhje tjetër.
Ndërkohë për sa i përket Shqipërisë, Roth u shpreh se vendi ynë duhet të përmbushë kushtet e caktuara, në mënyrë që të organizohet Konferenc e Parë Ndërqeveritare.
“Duam që të organizojmë konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë kur të përmbushen kushtet dhe me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës sonë. Fatkeqësisht, ne nuk mund të gjenim kompromis sot lidhur me çështjen bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Momentalisht duket se nuk ka zgjidhje.Duhet bërë dallimi midis çështjeve bilaterale dhe çështjeve që janë shumë të rëndësishme për Europën Qendrore. Por shpresojmë, që të mund të gjejmë zgjidhje, duke qenë se kemi mbështetjen e shumë kolegëve”, tha Roth.
Diskutime rreth kësaj post