Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i opozitës. Deputetja Rudina Hajdari falënderon gjithë shtetet pjesëmarrëse dhe i bën thirrje qeverisë për transparencë të plotë në menaxhimin e fondeve.
“Impresionues solidariteti i treguar në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Falenderojmë të gjithë shtetet pjesëmarrëse për kontributin & mbështetjen e dhuruar për rimëkëmbjen nga tëmeti. Shpesojmë që këto kontribute të shkojnë në vendin e duhur dhe me transparencë të plotë.”– shkruan Hajdari në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post