Po zhvillohet sot konferenca e XVI e komisioneve parlamentar për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka përcjellë një mesazh të fortë BE nga Konferenca e Komisioneve Parlamentare.
Balla tha:
“Ky takim zhvillohet në një moment të rëndësishëm. Viti që lamë pas shënoi një moment të rëndësishëm dhe aspak të mirë për vendin. Mosmarrja e vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me kritika edhe nga vetë nga bashkimi europian.
Mesazhi për BE duhet të jetë pikërisht ky. BE mbaj premtimin e dhënë ndaj rajoneve. Diskutimet e brendshme të BE edhe pse të rëndësishme nuk duhet të ndalojnë integrimin. Do të doja ti kërkoja konferencës tuaj që në përfundim të kësaj ne të përshëndesim BE, dhe vendimet.
Mos mbajtja e premtimeve nga BE do të doja të citoja faktin që ende qytetarët e RK nuk përfshihet në procesin e lëvizjes së lirë në hapësirën e BE. Edhe pse prej 3 vitesh Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret.
BE është e vetmja alternativë për paqen… Jemi duke punuar fort për të gjitha kushtet”.
Diskutime rreth kësaj post