Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha tha se në vend që të diskutohet për zgjidhjen e ngërçeve në vend, me Komisionin e Venecias do të diskutohet për shkarkimin e Presidentit.
Gjosha tha:
“Përmendët faktin që Komisioni i Venecias vjen nesër. Për mua është një turp i madh për Shqipërinë, sepse në vend që ne të diskutojmë zgjidhjen e këtyre ngërçeve, tejkalimin e të gjithë krizës politike, institucionale që ka vendi, ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, ngritjes së Gjykatës së Lartë, se janë mijëra çështje që presin duke shkelur kështu edhe të drejtat e njeriut, për të pasur një vendim për çështjet që ato mbartin mbi supe.
Ata kanë vite që qëndrojnë në dyert e Gjykatave shqiptare dhe sot e kësaj dite nuk shqyrtohen. Ky është problemi më i madh që ne sot kemi, për të diskutuar me Komisionin e Venecias që ka mbajtur edhe flamurin e Reformës në Drejtësi, apo të rekomandimeve që ato kanë dhënë.
Çfarë diskutojmë?
Diskutojmë me ta a do ta shkarkojmë Presidentin e Republikës apo jo. Një vend që kërkon të çelë negociatat, që ka çështje dhe sfida shumë herë më të mëdha, ekonomike në radhë të parë, pastaj të diskutojmë për gjithë pjesën tjetër të ngërçit apo krizës politike. Ne sot vihemi përballë një diskutimi nëse Presidenti i Republikës ka të drejtën të dekretojë, apo të nxjerrë një dekret që hedh poshtë dekretin e tij të parë, që është plotësisht në të drejtën e tij kushtetuese, pavarësisht interpretimeve politike.”
Diskutime rreth kësaj post