Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka miratuar raportin përfundimtar në të cilinë do të raportohen gjetjet e shkeljeve dhe më pas do i dërgohet Parlamentit për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
Në mbledhjen ku u miratua raporti paraprak, relatorja e çështjes Klotilda Bushka tha se ka një dosje voluminoze me materialet për shkeljet kushtetuese të kryera nga Presidenti Ilir Meta. Bushka theksoi se presidenti nxiti dhunë dhe përplasjet gjatë zgjedhjeve.
Procedurat e nisura për shkarkimin e Ilir Metës janë për herë të dytë,por vendosmëria e socialistëve duket se këtë herë do të shkojnë deri në fund. Për PS presidenti doli jashtë rolit të tij duke u bërë pjesë e zgjedhjeve, ka kryer shkelje kushtetuese dhe ka nxitur dhunë përmes deklaratave të tij.
Vetëm Ilir Meta nuk ka pranuar të paraqitet në këtë komision edhe pse është thirrur disa herë prej tij, duke e cilësuar atë të jashtëligjshëm dhe antikushteuses.
Me firmën e 49 deputetëve socialist u ngrit një komision hetimor dhe u kërkua shkarkimi i Metës, ndërsa sot ky komision prite të përmbyllë dhe punën e tij me miratimin e raportit përfundimtar. Më pas do të jetë në dorë të Parlamentit nëse do e votojë apo jo shkarkimin e presidentit
Diskutime rreth kësaj post