Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga C.OVID-19.
Në respekt të këtij vendimi, Kuvendi bën me dije se gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.
Certifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje.
Diskutime rreth kësaj post