Parlamenti ka votuar si anëtarë të komisionit ad-hoc socialistët, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi si dhe deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Ndërkohë, Kuvendi nuk ka miratuar caktimin e Shpëtim Idrizit, kreut të PDIU-së si anëtarë të komisionit, duke marrë vetëm 23 vota pro dhe 7 kundër, ndërsa 50 tët tjerë kanë abstenuar.
Shpëtimi Idrizi ishte propozuar nga partia e tij për të qenë anëtar i komisionit.
Seanca e sotme është ndër më të rëndësishme për sa i përket reformës në drejtësi.
Ligi Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në nenin 8 pika 1, sanksionon që komisioni ad hock përbëhet nga gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare.
Partia Socialiste ka propozuar dy emra për këtë komisione përkatësisht të deputetes Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim emrin e Luan Ramës, duket lënë në këtë mënyrë jashtë komisionit, forcën e tretë në mazhorancë, Partia Për Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila ka propozuar si anëtarë emrin e kryetarit, Shpëtim Idrizi.
Në interpretim të ligjit dhe Kushtetutës, ekspertët argumentojnë se në komision ad hoc për vettingun, përfshihen të gjitha partitë që kanë grup parlamentar qoftë në mazhorancë apo në opozitë, por në kushtet kur mazhoranca apo opozita ka më shume se tre grupe parlamentare vendet i zënë forcat që gëzojnë më shumë deputetë.
Ekspertët theksojnë se Partisë Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duhet të përfaqësohet në Komision, madje këtë e legjitimojnë dhe me urdhrin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë, ku i bën thirrje mes gjithë grupeve parlamentare dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet që të paraqesë emrin e saj për komisionet e Vettingut.
Seanca parlamentare, e cila pritet të mblidhet në orën 18: 00, do jete vendimtare se çdo të ndodhë me Vettingun, do të plotësohen vetëm emrat e mazhorancës dhe do pritet qe opozita te ndryshoje qëndrim dhe të bashkëpunojë në kuvend, apo mund te përdoret ndonjë mekanizëm tjetër zhbllokues, për te cilët hapësirat pothuajse nuk ekzistojnë.
Diskutime rreth kësaj post