Dhe jo vetëm kaq…
Pothuajse gjysma e stafit tek komisionerja rumune në BE për politikën rajonale, ka dhënë dorëheqjen gjatë vitit të saj të parë në zyre për këtë legjislaturë. Shkak janë bërë shprehitë « rumune » të punës se zonjës Cretu.
Ish-pjesetarë të ekipit si dhe punonjës aktualë në stafin e saj e përshkruajnë zyren si një kaos të vërtetë pas dorëheqjes së shefit të kabinetit, zëvendësit të tij si dhe shefit për marrëdhëniet me publikun ndër të tjerë. Ky fenomen i pazakontë, me 8 pjesetarë të larguar në 12 muaj nga 19 punonjës në total në stafin personal të komisioneres, vjen si pasojë e shqetësimit të vazhdueshëm për sa i takon takimeve zyrtare të saj të pakta, si dhe mbi tendencën e komisioneres për të ndërthurur udhëtimet zyrtare me ato private. Prej saj nuk mungojnë as kërkesa personale, si larja e rrobave, bërja e pazarit të ushqimeve si dhe transporti me shofer të pjesetarëve të familjes së saj.
“Në Rumani një ministër bën çfarë të dojë!“
Disa prej ndihmësve në zyren e Cretu kanë dhënë dorëheqjen prej frikës, se nuk do të ishin në gjendje t’i dilnin në mbrojtje komisioneres, në rast se një ditë dikush do t’u kërkonte llogari. POLITICO ka arritur të sigurojë një kopje të kalendarit profesional të 12 muajve të fundit të znj. Cretu në të cilin vërehet se shpeshherë mungojnë takimet zyrtare ditëve të hëna, të enjte dhe të premte.Anëtarë të stafit shprehen se kur kalendari është bosh nënkupton se komisioneria nuk është e angazhuar tjetërkund apo duke punuar në atë kohë. Nga 28 komisionerë, Cretu figuron ndër ata me më shumë mungesa në mbledhjet javore të Komisionit apo Kolegjit Evropian, duke mos qenë prezente në çerekun e tyre. 48-vjecarja, që në rininë e saj ka punuar për pak kohë si gazetare, ka treguar një sjellje tepër moskokëçarëse ndaj rregullave të Komisionit, duke rritur njekohësisht acarimin e anëtarëve të stafit të saj. Ish punonjes si dhe disa prej atyre aktuale janë shprehur se Cretu preferon të pijë duhan në ambjentet e zyres, duke thyer një rregull tepër strikt në institucione. Teksa të gjithë e konfrontonin duke i thënë se nuk mund ta bënte një gjë të tillë, Cretu u përgjigjej: “Në Rumani një ministër bën çfarë të dojë!“
Laksizmi i institucioneve europjane
Rrugëtimi me pengesa i Cretu në Bruksel vjen në një kohë shumë të vështirë për Rumaninë në arenën e BE-së. Ajo u emërua nga Victor Ponta, ish kryeministri, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar dhe përballet me akuza të korrupsionit. Bashkëshortja e tij është një ndër mikeshat më të ngushta të Cretu. Politikat rajonale evropiane nuk përbëjnë prioritet në detyrat e Komisionit Evropian momentalisht, ndaj dhe Cretu nuk përballet me përgjegjësi të nivelit të lartë. Megjithatë ajo parashikon të shpenzojë më shumë se 350 miliardë euro për projekte zhvilluese në vendet më të varfra të BE-së në periudhën 2014-2020, një shumë kjo që përbën një të tretat e buxhetit të bllokut. Oficerë të Komisionit shprehen se deri më tani nuk ka patur asnjë ankesë zyrtare ndaj komisioneres Cretu. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas deklaroi se Corina Cretu është një „anëtare solide e ekipit të Juncker dhe se po bën një punë të shkëlqyer si komisionere e punëve rajonale për sa i takon rritjes ekonomike dhe hapjes së vendeve të reja të punës.“Në një intervistë javën e kaluar, Cretu u doli në mbrojtje zakoneve të saj të punës duke thënë se po mban një axhendë të ngjeshur profesionale. « Unë jam ajo që nuk them kurrë jo « u shpreh Cretu për POLITICO. “Kam vizituar 24 vende, kam parashikuar të gjithë programet operacionale si dhe kam 700 njerëz në Direktoratin Rajonal, për të cilët më duhet të përgatitem.” Cretu pranoi se merr pjesë në një numër minimal takimesh e mbledhjesh, por tha se shpenzon shumë kohë duke lexuar dhe duke u përgatitur për këto takime. « Preferoj më shumë të përgatitem mirë e të marr pjesë në pak mbledhje, se sa të jem në çdo takim e të mos di për çfarë po flas« tha ajo. Nga ana tjetër komisionerja refuzoi të përgjigjet për sa i takon ankesave të stafit mbi kërkesat e saja për kryerjen e punëve private. « Nuk dua ta ul vetën në atë nivel« u shpreh ajo « ështe e padrejtë.« Burime nga stafi thonë se ndihmësit e saj filluan të shqetësoheshin për fundjavat e gjata të komisioneres, sidomos pasi Wall Street Journal raportoi në prill të këtij viti se Cretu kishte udhëtuar drejt Rumanisë për pesë evente të ndryshme, si dhe kishte patur një udhëtim zyrtar 3 ditor prej të martes deri të enjten në muajin mars e më pas kishte shmangur detyrimet profesionale për ditën e premte duke argumentuar se i duhej një fundjavë e gjatë pushimi. Një tjetër udhëtim në maj të vitit 2015 solli shqetësim tek stafi i saj, pasi komisionerja e zgjati misionin e saj zyrtar 4 ditor në Oqeanin Indian në një udhëtim relaksues 10 ditor me bashkëshortin e saj, biznesmenin Ovidiu Rogoz. Kontaktuar nga POLITICO Cretu u shpreh se nuk e kalon kohën e saj duke bërë shopping apo diçka të kësaj natyre, por se lexon shumë. « Unë nuk punoj më pak se 8-10 orë në ditë« tha komisjonerja rumune. Arina Stoenescu, asistentja prej shumë kohësh, e cila edhe jetonte me komisioneren dhe sipas disa burimeve realizonte një sërë detyrash shtëpie për Cretu, krahas detyrave profesionale, u kthye në Rumani në prill të këtij viti për arsye personale. Kur u kontaktua nga POLITICO, Stoenescu mohoi thëniet se kishte punuar dhe privatisht për Cretu.
Asistentja e re, Aida Bajanaru, një ish truprojë e ish kryeministrit rumun Adrian Nastase, i cili u dënua nga drejtësia rumune për afera korruptive, ka marrë të njejtat detyra nga komisionerja rumune. Megjithatë ajo ka të drejtë të marrë një ose dy ditë pushim çdo muaj, për të kompensuar orët shtesë, siç thonë burimet. E kontaktuar për të dhënë koment, Bajanaru refuzoi. Asistenti administrativ, Margo Espino, pranoi të zhvendosej në Direktoratin Rajonal, duke u larguar nga kabineti i Cretu dhe duke rënë dakort me një zbritje të ndjeshme rroge, « në kërkim të mundësive të reja në karrierë« siç u shpreh ai. Shoferi Lucien Van Rossum u largua nga puna në qershor pas ankesës së tij se duhet të priste me orë të tëra poshtë shtepisë së komisioneres për të transportuar familjen e saj me një makinë zyrtare. Ikontaktuar nga gazetarë, Van Rossum refuzoi të shprehet në lidhje me kete. Ankesën e shoferit Cretu e perçmoi duke thënë se bëhej fjalë për të shoqëruar me makinë familjen e saj vetëm dy ditë në vit dhe kjo për të vizituar Institucionet Evropiane.
Që prej situatës alarmante të krijuar nga largesat e shumta të stafit, komisionerja arriti një marrëveshje me anëtarët aktualë të ekipit të saj. Siç raportojnë burimet, De Michelis, shefi i ri i kabinetit ra dakort me komisioneren të mos organizojë takime përpara orës 10 të mengjesit si dhe të lërë ditën e premte të lirë. Në shkembim të këtyre favoreve, ai ka marrë në dorë freret e drejtimit të një kabineti kaq…profesional.
Diskutime rreth kësaj post