Mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të shqyrtuar kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ëështjen e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm. Sipas burimeve brenda kësaj konference mësohet se Taulant Balla është shprehur se “Parimisht jemi dakord të ngrihet një komision, por do të duhen disa ditë kohë për të përgatitur një projektvendim”.
Gjithashtu këto burime thonë se ka pasur replika nga ana anëtarëve të opozitës në këtë konferencë të cilët e kanë quajtur si të pabazë këtë arsyetim, pasi kërkesa është depozituar prej disa ditësh. Sipas opozitës ky komision hetimor do të zbardhë dhe faktojë ndërhyrjen e qeverisë dhe deputetëve të majtë për të penguar dorëzimin e ish-ministrit të Brendshëm në duart e drejtësisë shqiptare.
Më 12 shkurt 2018, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se PD ka depozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.
Basha shpjegoi se “I gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.
Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli; e kanë pasur edhe nga media e gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës. Por qeveria dhe Edi Rama kanë vendosur t’i varrosin këto fakte në kasafortën sepse droga është bërë me dijeninë, mbrojtjen dhe bekimin e Kryeministrit dhe kjo është arsyeja pse Rama e ka shkelur rregulloren dhe s’ka lejuar arrestimin e Tahirit. Ndërhyrja në rastin Habilaj do të jetë objekt i këtij hetimi parlamentar dhe masat që Rama ka marrë që përgjegjësit e këtij skandali të mos dalin në pah.
Kanë blerë pasuri brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky do të jetë objekti i këtij komisioni. Komisioni hetimor nuk heton vepër penale por përgjegjësinë e qeverisë dhe të Edi Ramës, të përfshirjes së institucioneve në mbjelljen kultivimin e drogës në Shqipëri. Një drejtësi e pakapur do ta kishte zbardhur sot çështjen “Tahiri”.
Rama është investuar, ka kapur prokurorë, ka shkatërruar reformën në drejtësi dhe nuk ka asnjë shans të zbardhet rasti, aq më tepër tani që ka rrëmbyer llogaritarin e bandës. Por ka dhe banda të tjera. Ahmetaj dhe Gjiknuri janë denoncuar për shuma të mëdha parash në blerje votash dhe këto nuk mund të zbardhen nëse Rama dhe shpura e tij nuk do të vihen para përgjegjësisë,”.
Diskutime rreth kësaj post