Pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi, u vendos që për çështjen e detit Shqipëria dhe Greqia të drejtohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Por Greqia pak ditë më parë deklaroi zgjerimin në detin Jon me 12 milje pa u shqyrtuar çështja mëparë në gjykatën ndërkombëtare, ku kjo na shpie drejt dyshimeve se midis fqinjit tonë dhe kryeministrit Rama ekziston një marrëveshje e fshehtë, pasi prononcimi i Ramës ishte me vonesë dhe jo transparent.
Greqia ka po aq të drejtë sa dhe Shqipëria që zgjerimin prej 12 milje të bëhet i dyanëshëm, por veprimi i tyre i parakohëshëm e bën Ramën një manipules dhe intrigant të interesave kombëtare, sepse Rama me një lëvizje të njëjtë sikurse Greqia mund të uli tensionet që po krijohen në vendin tonë.
Ekspertët janë bërë të papërfillshëm dhe nuk janë llogaritur, kjo dhe se ndoshta ata mund të jenë të ndikuar politikisht, ose Rama ka qëllime dhe interesa personale siç mund të jetë dhe fitimi i një mandati të tretë ku lobi grek në Tiranë ka peshën e tij dhe mund të ndikojë në zgjedhjet që do mbahen në vitin 2021.
Rama po mundohet që marrëdhëniet me Greqinë ti ketë sa më mirë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, duke hedhur poshtë vendin e tij pa u munduar të krijojë mbrojtjen e duhur asaj që ne na takon. Në këtë rast transparenca e Ramës në lidhje me çështjen e detit është zero dhe po e trajton Shqipërinë si një objekt ku mund ta shesi dhe blej kur të dojë.
Aroganca e Ramës me të gjithë ata figura publike dhe politike që kërkojnë më shumë transparencë në lidhje me çështjen e detit le shumë hapsira dyshimi për një marveshje të fshehtë të Ramës në dëm të interesave kombëtare. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post