Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura dhe kryesisht në relievet kodrinore–malore.
Vranësirat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.
Në relievet kodrinore–malore reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do te fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen të jenë në zonat malore 18 deri 35°C, në zonat e ulëta 16 deri 39°C dhe në zonat bregdetare 22 deri 38°C.
Diskutime rreth kësaj post