Përveç Kombëtares U-21 në fushën e lojës do të zbresin edhe përfaqësuesja e U-19 vjeçarëve.
Kombëtarja e U-19 do të përballet në “Elbasan Arena” me Maqedoninë e Veriut, në orën 14:00, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2022” për 19-vjeçarët.
Djemtë e Armando Cungut do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në grup, dhe kundër Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë me patjetër fitoren për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, nëse Franca arrin të na bëjë një nder kundër Serbisë.
Aktualisht kuq e zinjtë U-19 kanë vetëm 1 pikë, nga barazimi 2-2 kundër Serbisë, ndërsa Franca është kryesuese e grupit me 6 pikë, ndërsa Serbia ka arritur të grumbullojë 4 pikë, kurse Maqedonia e Veriut është e pozicionuar në fund me 0 pikë.
Një fitore e Francës përballë Serbisë me rezultatin mbi 3-0, dhe një fitore e kombëtares tonë me shifrat mbi 2-0 do të na jepte kualifikimin, me golavarazh më të mirë se Serbia.
Diskutime rreth kësaj post