Tjetër “rrjedhje” nga Shqipëria te Kosova. Bëhet fjalë për Mërgim Vojvodën, i cili ka marrë ftesë nga trajneri Albert Bunjaki për ndeshjen e 12 nëntorit ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit2018.
Është vetë mbrojtësi 21-vjeçar ai që e ka postuar në “Facebook” ftesën që Federata e Futbollit të Kosovës i ka dërguar klubit belg të Muskron Peruvelcit për lirimin e lojtarit nga data 8 deri më 14 nëntor. Vojvoda ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, me të cilën ka luajtur nëntë ndeshje nga viti 2014.
Ndërkohë që dje presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë çmimin e mirënjohjes nga Ministra e Sporteve të Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post