Shqipëria mbylli eliminatoret e Botërorit në vendin e 3-të duke grumbulluar kuotën rekord të 18 pikëve. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Taulat Seferi, beson që Europianin e ardhshëm Shqipëria do të jetë pjesë e skuadrave më të mira.
“Çdo kush besoj është krenar kur e vesh këtë fanellë, e sidomos në fanellën ku mbizotëron Shqiponja. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi ku me sukses e mbyllem këtë edicion me 18 pik të grumbullua. Fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe un besoj që Europianin e ardhshëm do jemi pjesë mes kombëtarëve më të mira”, shkruan Taulant Seferi.
Diskutime rreth kësaj post